“Shengen “vdes”, ekonomia e hapur shkatërrohet. Merkel të mbrojë kufijtë e BE-së”

Hungaria i ka thënë Gjermanisë të mos shtrijë kontrolle kufitare në zonën e Shengenit dhe në Bashkimin Europian, një kërkesë e ardhur nga frika se do të shkatërrojë ekonominë e vendit.

Ministri i Jashtëm, Péter Szijjártó, tha se politika e hapur e kufinjve ishte thelbësore për tregtinë mes vendeve anëtare. Por ai paralajmëroi se të gjitha vendet e BE-së, kanë një përgjegjësi që të ruajnë kufijtë e jashtëm të kontinentit, kjo për të ndihmuar në luftën kundër kërcënimeve terroriste dhe për të zvogëluar lëvizjen ilegale të emigrantëve.

Zona Schengen është një zonë e përbërë nga 26 vende Europiane të cilat kanë hequr zyrtarisht marrjen e një vize për të kaluar në një vend në tjetrin dhe ka shmangur kontrollin kufitar por frika e sigurisë dhe krizës së emigrantëve, kanë çuar në ri-futjen e disa kontrolleve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Szijjártó ka thënë edhe se: “Dëshira ime do të ishte që Gjermania të mos zgjasë kontrollet por për këtë të gjitha vendet në fjalë do të duhet të mbrojnë kufijtë e jashtëm të BE-së si ne”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai paralajmëroi se kontrolle shtesë kufitare brenda zonës do të dëmtojë ekonominë. “Kufijtë e brendshëm të BE-së duhet të jenë të hapura kur Shengen të vdes, pasi ekonomia e hapur vdes”,- u shpreh Szijjártó.

Duke iu referuar kompanive të mëdha industriale në Hungari, ai tha: “Në qoftë se kamionët kontrollohen përsëri në kufi dhe ka rradhë, sistemi nuk do të funksionojë”.

Kur u pyet në lidhje me trajtimin e emigrantëve të cilët janë duke luftuar në temperatura nën zero në kufin mes Serbinë dhe Hungarisë, Ministri i Jashtëm, u shpreh se:

“Në mënyrë që të marrin ndihmë të shpejtë, emigrantët duhet të regjistrohen në Serbi dhe të shkojnë për strehim atje. Shumë prej tyre nuk duan për shkak se ata duan të aplikojnë për azil në një vend tjetër më vonë. Por nuk kanë të drejtë themelore të njeriut që qeniet njerëzore mund të marshojnë nëpër vende të sigurta dhe më pas të zgjidhnin cilin vend duan të jetojnë”.

Ai shtoi edhe se: “Hungaria ka një qëndrim të qartë për këtë çështje dhe të gjithë e dinë këtë: ne nuk do të lejojë asnjë udhëtim të paligjshëm nëpërmjet vendit tonë”.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?