Shënohet një tjetër viktimë në Maqedoninë e Veriut, 33 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 33 raste të reja me Covid-19, si dhe një viktimë tjetër në Maqedoninë e Veriut. Pas gati 10 ditëve, numri i të infektuarve është përsëri më i madh se numri i të shëruarve.

Në Shkup janë 11 raste të reja, në Veles 9 raste, në Prilep 5, nga dy raste në Kumanovë, Manastir dhe Tetovë dhe nga një rast në Shtip dhe Kriva Pallankë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 pacientë, ndërsa viktima është nga Velesi. Në shtatë qendra testimi janë bërë 332 teste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 1.572, prej të cilëve 1.079 janë kuruar, kurse 89 kanë humbur betejën me virusin korona.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?