Shënohet një viktimë dhe 26 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e fundit një pacient 80-vjeçar nga Shkupi, ka ndërruar jetë nga koronavirusi, i cili ka qenë i shtrirë në spital prej 21 prillit.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 26 raste të reja me koronavirus, prej të cilëve 11 janë në Shkup, 2 në Kumanovë, 3 në Tetovë, 6 në Strugë, 1 në Manastir, 1 në Vinicë dhe 1 në Negotinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 ka shkuar në 1326.

SHKARKO APP