Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në SHBA, një tjetër rast i konfirmuar në Nju Jork

Konfirmohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës viktima e parë me koronavirus, në shtetin e Washingtonit. Lajmin e bëjnë me dije burime të shëndetit publik amerikan, të cilat shtojnë që është regjistruar rasti i parë i infektuar në Nju Jork.

Burri që ka vdekur të shtunën ishte 70 vjeç dhe ishte i sëmurë, sipas zyrës së King, zona me më shumë banore, rreth 700.000, në Seattle. Në brigjet përballë, pikërisht në New York është konfirmuar rasti i parë pozitiv.

’Pacientja është një grua rreth 30-vjeç dhe e ka marrë virusin teksa ishte për një udhëtim në Iran dhe aktualisht qëndron e izoluar në shtëpinë e saj’, ka thënë dje në mbrëmje guvernatori Andrew Cuomo, që shton që pacientja nuk është në kushte të rënda shëndetësore dhe është në kontroll që kur ka mbërritur në Nju Jork.

SHKARKO APP