Shërbimet inteligjente amerikane akuzojnë Rusinë për sulmin kinerbetik, Trump ndalon aplikacionet kineze

Agjencitë e inteligjencës amerikane besojnë se pas kompromisit “serioz” kinerbetik është Rusia.

Presidenti Donald Trump ka thënë se pas këtij sulmi është Kina, ndërkohë që anëtarë të tjerë të administratës ia kanë vënë gishtin Moskës.

Në një deklaratë të përbashkët, organet e inteligjencës thonë se ata aktualisht besojnë se më pak se 10 agjenci qeveritare amerikane panë të dhënat e tyre të kompromentuara, edhe pse organizata të tjera jashtë qeverisë u prekën gjithashtu.

Ata thonë se puna po vazhdon ende për të kuptuar qëllimin e incidentit, i cili duket se ka pasur për qëllim mbledhjen e inteligjencës dhe për të cilin ata thonë se “po vazhdon” një muaj pasi detajet u shfaqën për herë të parë.

Një grup i task forcës i quajtur Grupi i Bashkuar i Koordinimit Cyber u krijua për t’u marrë me investigimin. Grupi the se akoma nuk e dinë arsyen pse ndodhi sulmi.

“Ky është një kompromis serioz që do të kërkojë një përpjekje të qëndrueshme dhe të përkushtuar për të ndrequr,” thanë ata gjatë një deklarate. “Shumë organizata duhet të kërkojnë sistemet e tyre për shenja se ato mund të jenë komprometuar.”

Incidenti shkaktoi tronditje në të gjithë SHBA për faktin sepse sulmi ishte i pazbuluar për shumë muaj dhe ishte potencialisht i gjerë për sa i përket faktit se kush mund të ishte ndikuar .

Menjëherë pasi u zbulua incidenti, Presidenti Trump ngriti mundësinë që Kina të ishte përgjegjëse, por anëtarët e administratës së tij duke përfshirë sekretarin e shtetit dhe prokurorin e përgjithshëm drejtuan gishtin drejt Moskës.

Deklarata e fundit tregon vlerësimin e agjencive të inteligjencës amerikane se Rusia ishte pas saj, megjithëse nuk shkon aq larg sa të akuzojë vetë shtetin rus, duke thënë vetëm se hackeri ishte “me origjinë rus “. Moska nuk ka pranuar asnjë akuzë.

Ndërkohë Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të martën, 5 janar, në mënyrë efektive duke ndaluar Alipay, WeChat Pay, Tencent QQ dhe aplikacione të tjera të njohura kineze të Ant Group në SHBA, duke rritur tensionet me Kinën.

Urdhri është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë nga administrata Trump për “një rrjet të pastër” që synon të pastrojë kompanitë kineze nga interneti dhe infrastruktura telekomunikuese e SHBA, shkruan Forbes.

SHKARKO APP