FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sherr me thika mes shqiptarëve në Bolonja, dy të plagosur

Dy minorenë shqiptarë janë plagosur me thikë nga dy shqiptarë të tjerë në sheshin Nettuno të qytetit të Bolonjës. Sipas policisë italiane ngjarja ka ndodhur reth orës 18.00 të pasdites së djeshme e gjithçka ka nisur për motive të dobëta.

Ngjarja ka nisur me një grindje banale mes një grupi prej 7 të rinjsh shqiptarë deri sa njëri prej tyre në moshë madhore ka goditur me thikë dy minorenët.

Falë ndërhyrjes së një patrulle policie është evituar e keqja. Dy minorenët kanë marrë plagë në këmbë e në kurriz por janë jashtë rrezikut për jetën. Policia Italiane po heton mbi ngjarjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?