Sherr në aeroplan, policia nxjerr jashtë pasagjerin

Një pasagjer 20-vjeçar akuzoi policinë portugeze për dhunë fizike duke thënë se i lënduan dorën, qafën dhe këmbën. Mediat e huaja raportojnë se Rafik Boutiche goditi një stjuardesë para se të niste fluturimi, gjë të cilën e mohoi.

Ai tregoi se i kërkoi stjuardesës që të ndërronte vend dhe të ulej te një sedilje tjetër, e cila ishte e lirë, por në atë moment ndërhynë forcat e policisë.

Miku i tij, Islam Fessih filmoi skenën në të cilën 20-vjeçari dëgjohet duke bërtitur: “Ju po më lëndoni”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi i nxorrën jashtë, të dy djemtë rezervuan një hotel në Portugali dhe më pas nisën fluturimin me një linjë tjetër ajrore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke folur për “The Mirror” nga hoteli, ai tha: “Dora më dhemb, po më djeg këtë moment. Kyci im i këmbës është ndrydhur dhe qafa më është lënduar shumë.”

Ndërkohë kompania ajrore nuk ka bërë ende asnjë reagim për këtë ngjarje.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?