Sherr në burg, siriani gjuan me thikë shqiptarin
Një shqiptar është goditur me thikë në burgun grek të Domokos, pas një konflikti me disa të dënuar të tjerë. 41-vjeçari shqiptar është konfliktuar me një 32 vjeçar sirian dhe një algjerian të moshës 30 vjeçare, të cilët kanë nxjerrë disa mjete të mprehta të improvizuara, në formë thike, duke ia ngulur një prej tyre në kokë.
Për pasojë i riu shqiptar është plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Lamisë, teksa identiteti i tij nuk bëhet me dije. Oficerët e burgut më pas kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në disa dhoma ku kanë gjetur sende të tjera të jashtëligjshme.
Ky nuk është incidenti i vetëm në një burg grek, ku janë përfshirë të dënuarit shqiptar. Siç raporton A2, më herët dy të dënuar shqiptar goditën me sende të forta dy romë në Nigrita Serres, duke i lënë ata me plagë të rënda.