FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sherr në mes të shqiptarëve në autostradën zvicerane: 2 të plagosur rëndë me thikë

Në mes të shoferëve të dy makinave dhe shoqëruesit të njërit nga shoferët që po ngisnin automjetet e tyre në autostradën A2 në Kantonin Tiçino, në drejtim të jugut ka shpërthyer një zënkë që ka përfunduar me gjakderdhje. Kjo ka ndodhur rreth orës 21 të ditës së premte në Gorduno, shkruan polizeiticker.ch.

Shoferi i një makine të regjistruar në Tiçino, një shtetas 32 vjeçar i Kosovës me banim në Lugano ka sulmuar me një mjet të mprehtë (armë të ftohtë) një 34 vjeçar dhe një tjetër 41 vjeçar, të dy shtetas të Shqipërisë, me banim në Itali, transmeton albinfo.ch.

Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i sherrit që ka plasur mes tyre. Ndonëse dy të sulmuarit kanë pësuar lëndime të rënda, ata nuk janë në rrezik për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në makinën e sulmuesit kanë qenë edhe një 20 vjeçar dhe një 47 vjeçar, të dy kosovarë me qëndrim në Gjermani, përcjell albinfo.ch. Ndërsa në makinën tjetër, tre persona, një 27 vjeçar, një 20 vjeçar dhe një 23 vjeçar, të gjithë banorë të Italisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka arrestuar sulmuesin ndërsa prokuroria ka nisur hetimet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?