“Sherr” për Zonjën e Parë

E mbiquajti veten ”Zonjë e Parë” e Donald Trumpit, por kjo duket se nuk i ka pëlqyer aspak bashkëshortes aktuale të Presidentit amerikan, Melanias.

Gjatë një interviste për programin e mëngjesit në “ABCNews”, ish-gruaja e manjatit të pasurive të patundshme, Ivana tha se kishte linjë direkte kontakti me Shtëpinë e Bardhë, por se nuk telefononte atje pasi nuk donte të shkaktonte xhelozinë e bashkëshortes së Presidentit.

“Jam gruaja e tij e parë! Jam First Lady”, ishin fjalët e saj. Nuk ka vonuar reagimi i Melanias, e cila përmes një zëdhënësi tha se komentet e Ivanës ishin thjesht një përpjekje për të tërhequr vëmendjen për qëllime personale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkëshortja e parë e Presidentit po promovon librin e saj “Raising Trump”, i cili do të dalë në treg të martën. “Zonja Trump është e nderuar me rolin e saj si First Lady dhe synon ta përdorë titullin për të ndihmuar fëmijët, e jo për të shitur libra”, thuhej në deklaratën e lexuar nga zëdhënësi i Melanias.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ivana u martua me miliarderin në 1977, por u divorcua në vitet ‘90 për shkak të lidhjes së Trump me Marla Maples, gruaja e tij e dytë. Ivana dhe Donald Trump kane tre fëmijë, Donald Jr, Ivanka and Eric Trump.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?