Sheshel paralajmëron vrasjen e Presidentit Gjukanoviç, vijnë reagimet nga Mali i Zi: Palaço!

Krimineli i dënuar i luftës, Vojislav Sheshel, në programin e TV Happy, ka paralajmëruar presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Duke folur për zhvillimet që nga kalimi i Ligjit për liritë fetare, Sheshel akuzoi Gjukanoviçin ‘për sulm ndaj Serbisë dhe Rusisë’ dhe pastaj vazhdoi me kërcënime, raporton ‘telegraf’.

“Që nga Greqia e lashtë, ekzistonte një parim etik që vrasja e tiranit është një gjë pozitive dhe e justifikuar me moral. Kushdo që përdor forcë kundër njerëzve nuk do të ketë mëshirë ndaj tij. Unë nuk e mbroj likuidimin e tij, por e paralajmëroj atë. Nëse dikush e kishte paralajmëruar Çausheskun (presidenti i vrarë rumun) me kohë, ai mund të ishte larguar. Unë paralajmëroj Milo Gjukanoviç…”, citohet të ketë thënë krimineli serb Vojislav Sheshel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partia Demokratike e Socialistëve ka reaguar ndaj kërcënimeve të Sheshel, duke e quajtur atë një palaço që vazhdon me deklarime skandaloze pas daljes nga Haga.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?