Shfaqet më në fund Putin: Pa thashetheme jeta do të ishte e mërzitshme

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është shfaqur sot publikisht për të parën herë prej 5 marrsit.

Putin është takuar me presidentin e Kirgizisë, Almazbek Atambaev, në një pallat afër Shën Petersburgut.

Duke iu referuar spekulimeve në rritje për shëndetin dhe vendqëndrimin e tij gjatë mungesës së gjatë të paraqitjes në publik, që për të nuk është e zakonshme, Putin tha me humor se “pa thashetheme do të ishte gjë e mërzitshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atambaev nga ana tjetër tha se Putin është në “gjendje të shklëqyeshme” dhe se e ka shetitur nëpër hapësirat e pallatit Konstantine, ku janë takuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në spekulimet lidhur me mungesën e presidentit Putin, ka pasur edhe thashetheme në rritje për thellimin e ndarjeve në qarqet sekrete politike dhe të sigurisë në Rusi, pas vrasjes së politikanit opozitar, Boris Nemtsov, afër presidencës së Rusisë, më 27 shkurt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?