Shfaqi shenja nervozizmi pasi u ndalua nga policia, shqiptarit në Itali i gjenden 53 kg drogë

Një 46-vjeçar shqiptar në Frosinone ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap drogë në makinën e tij. Mediat e huaja raportojnë se shqiptari e kishte fshehur 53 kg kanabis në dy jorganë dhe i kishte mbështjellë.

Mësohet se sapo karabinierët i kishin bërë shenjë që të ndalonte, shqiptari kishte nisur të nervozohej, ndërsa pas kësaj sjellje ata nisën kontrollin në makinë.

Mediat italiane thonë se droga e mbështjellë me jorgan ishte e vendosur në pjesën ku qëndrojnë pasagjerët. Ndërkohë që pjesa tjetër e drogës u gjet në bagazhin e makinës. Tashmë ai ndodhet në paraburgim, në pritje të caktimit të masës së sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?