Shfaqja e makinave në Los Angeles – Audi, Land Rover dhe Karma, habisin me modele elektrikë

Fryma e elektrizimit ka mbizotëruar në shfaqjen e makinave në Los Angeles këtë javë, ndërkohë që prodhues si Audi po ndjekin Ford në prezantimin e modeleve të reja në këtë treg me rritje të shpejtë.  Marka premium gjermane, Audi, shtoi modelin e dytë elektrik, E-Tron sportiv.   Makina është pjesë e përpjekjes së Audi që të ketë 30 modele elektrikë në flotën e vetë deri në vitin 2025. Zv/presidenti i menaxhimit të markës për Audi, Filip Brabec, e quajti një model më të shtrenjtë dhe të orientuar tek dizenjo.

Prodhuesi i makinave luksoze në Kaliforni, Karma Automotive, përdori gjithashtu shfaqjen për të prezantuar 2 modele elektrike, Revero GTS dhe SC2, një makinë me 1,100 kuaj fuqi që sipas inxhinierëve arrin një shpejtësi nga 0 në 100 kilometra në orë për vetëm 1.9 sekonda.   Këto vijnë pak ditë pasi Ford prezantoi versionin Mustang elektrik.

Një tjetër model që u shfaq për herë të parë në Amerikën e Veriut ishte Land Rover Devender, që nuk kishte ndryshuar që prej vitit 1997.  Jaguar Land Rover,  synon të mbajë shumicën e elementëve të Defenderit origjinal, ndërkohë që i jep edhe karakteristika moderne.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?