Shi i zi në Japoni, askush nuk shpjegon dot fenomenin misterioz
Disa ditë pasi një stuhi goditi qytetin e Tokios, qytetarë nga pjesë të ndryshme të qendrës së Japonisë kanë përjetuar një eksperiencë misterioze të reshjeve të zeza.
Duke dhënë efektin e spërkatjeve të holla me bojë të zezë, shiu raportohet se nuk është radioaktiv dhe se është shkaktuar nga një njollosje e çuditshme, dhe aktualisht po hetohet për këtë.
Pamjet e frikshme të pellgjeve me ngjyrë në rrugë dhe mbi makina janë publikuar në mediat sociale. Shumë njerëz kanë mbetur të hutuar nga lëngu i pazakontë.
Reshiet e shiut u raportuan tek autoritetet nga ata që jetojnë për rreth Prefekturës së Saitama.
Shumica e këtyre raporteve ishin nga qyteti i Hasuda, sipas asaj që raporton burimi lokal i SoraNews24.
Zona të tjera që janë prekur në Saitama janë Ageo, Iwatsuki dhe Kuki.