Shifra alarmante në Greqi, mbi 2 mijë të infektuar me koronavirus dhe 89 viktima
Greqia vijon që të jetë në një situatë alarmante nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit janë shënuar 2186 raste të reja dhe 89 vdekje. 28 raste të reja u zbuluan në pikat hyrëse të vendit fqinj.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 109655, nga të cilat 52.9% janë burra. 4949 (4.5%) konsiderohen të lidhura me udhëtimet nga jashtë.
613 qytetarë grekë po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 65 vjeç. 175 (28.5%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 76.2% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje themelore ose janë të moshës 70 vjeç e lart.
Krahasuar me dje ku ishin 2199 raste, sot kemi një ulje të vogël të infektuarve, por edhe viktima, pasi 24 orët e kaluara ishin 111, sot 89.