Shifra alarmante në SHBA/ Në vetëm 4 javë, 22 milionë persona kanë humbur punën

Përhapja e koronavirusit ka lënë të papunë 22 milion amerikanë në vetëm 4 javë.

Kjo shifër alarmante ka ardhur pasi masat e ashpra për të kontrolluar shpërthimin e koronavirusit vazhdojnë të zënë pjesën më të madhe të ekonomisë.

Së fundmi janë regjistruar 5.2 milionë kërkesa të qytetarëve të papunë në Departamentin e Punës. Kjo është shifra më e lartë e shënuar ndonjëherë, që prej mesit të marsit ku u regjistruan 16.8 milionë të papunë.

Në SHBA, të gjitha bizneset që konsiderohen jo të rëndësishme janë mbyllur në 48 shtete pasi frika është e madhe. Ekonomia ndodhet në ditët më të kqija, por Donald Trump thekson se gjithçka po menaxhohet mirë.

Disa ekonomistë thonë se niveli i papunësisë mund të arrijë deri në 20 përqind në fund të prillit, që do të ishte niveli më i lartë që nga Depresioni i Madh.

SHKARKO APP