Shifra të frikshme, Covid-19 po vret një amerikan në çdo minutë
Ritmi me të cilin po ecën Covid-19 në Amerikë, po vret të paktën një qytetar në çdo minutë. Të paktën 1,707 viktima të reja nga Covid-19 u raportuan të martën, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Ky është numri më i lartë ditor i vdekjeve që nga 14 maji.
Dr. Jonathan Reiner, një profesor në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit ”George Washington”, tha se situata vetëm po përkeqësohet. Sipas tij në javët e ardhshme parashikohen 3,000 vdekje në ditë.
”Mesatarisht, dy deri tre javë më parë, ne po shihnim 70,000 deri 80,000 (të reja) raste në ditë. Dje, kishte rreth 155,000 (raste) të reja. Nëse jeni të alarmuar në 1,700 vdekje sot, dy deri në tre javë nga tani, ne do të shohim 3,000 vdekje në ditë”,-tha ai.
Disa spitale po shterojnë nga punonjësit e kujdesit shëndetësor. SHBA-ja vendosi një rekord të ri për pacientët e shtruar me Covid-19, me 76,830 të shtruar të martën. Që nga e mërkura, 47 shtete kishin të paktën 10% më shumë raste të reja ditore sesa javën e kaluar, sipas të dhënave të Johns Hopkins.