Shifra të larta të infektuarish me Covid në Itali, humbin jetën 457 persona
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 457 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 23 987 raste të reja.
Sipas autoriteteve shëndetësore italiane duket se së fundmi po vihet re një normalizim i kurbës së të infektuarve dhe viktimave krahasuar me një javë më parë.
Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit gjithashtu janë shëruar 19 764 persona duke e çuar në 2 814 652 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 3,488,619 mes të cilëve kanë humbur jetën 107 256 persona.