Shifra të larta të koronavirusit në SHBA, 48.693 raste të reja në 24 orë dhe 1,108 vdekje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar 48.693 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa fatkeqësisht humbën jetën 1,108 qytetarë. Këto janë shifrat e bëra publike nga Universiteti Johns Hopkins (JHU).

Autoritetet shëndetësore amerikane ka raportuar gjithsej 5,622,540 të infektuar, duke përfshirë 175,363 të vdekur.

Kujtojmë se SHBA është ndër vendet më të goditura nga COVID-19, ku më i prekuri ngelet New Yuork-u.

SHKARKO APP