Shifrat tronditëse, koronavirusi vret mbi 900 njerëz, më shumë se 100 viktima brenda të dielës
Numri global i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit ka arritur të kalojë shifrën 900, ku vetëmn gjatë të dielës janë shënuar mbi 100 viktima, duke alarmuar mbarë botën, tashmë që ky virus ka kaluar shifrat e virusit SARS, që shpërtheu po në Kinë në vitin 2003.
Shumica e këtyre vdekjeve po thuajse janë në territorin e Kinës, por raste janë shënuar edhe në shumë vende të botës.
Tashmë duket se Kina do të shpenzojë të paktën 10 miliardë dollar për të kontrolluar shpërthimin, derisa në vend kanë arritur furnizime mjekësore, transmeton Telegrafi.
Banka qendrore të hënën do të sigurojë fondet e para të huazimit për të luftuar sëmundjen dhe të ofrojë lehtësira javore për bankat e tjera më të vogla.