Shihnin porno në zyrë, dëbohen katër gjyqtarë

Katër gjykatës britanikë kanë humbur vendin e punës, pasi u zbulua se shihnin materiale pornografikë në kompjuter në zyrat e tyre.

Siç shpjegon kanali 'Sky News', tre prej tyre janë pushuar menjëherë nga puna, ndërkohë që i katërti dha dorëheqjen përpara se të detyrohej të linte detyrën.

Sipas ekspertëve, bëhet fjalë për një rast më shumë unik se sa të rrallë në magjistraturën angleze.

Sidoqoftë bëhet fjalë për gjykatës që kishin detyra të vogla, në brendësi të gjykatave të lagjeve, siç ka shpjeguar zëdhënësi i Zyrës së Investigimeve Gjyqësore, që udhëhoqi hetimin.

Eshtë saktësuar gjithashtu se në materialet që ata shihnin nuk kishte përmbajtje pedo-pornografike apo të paligjshme në Angli.

SHKARKO APP