FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shira të furishëm dhe përmbytje në Gjermani, bllokohet qarkullimi hekurudhor në disa zona

Shira të furishëm dhe përmbytje të mëdha kanë goditur Gjermaninë jug-perëndimore. Lumi Mosella ka arritur në Treviri nivelin e 8.6 metrave, shumë më i lartë në krahasim me situatën normale 3.25 metra, pas shirave të furishëm të këtyre ditëve edhe në Francë, raporton zëdhënësi i qendrës së kontrollit të reshjeve të Rheinland-Pfalz a Dpa.

Lumi ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në rrugë, fusha dhe zona të tjera.

Në Bernkastel-Kues, vendlindja e filozofit Cusano, ‘uji vazhdon të rritet akoma dhe situata po bëhet akoma më kritike’, ka thënë zëdhënësi i policisë lokale sot në mëngjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Moti i keq ka sjellë probleme edhe në qarkullimin e njerëzve. Është mbyllur linja hekurudhore që lidh Treviri dhe Perl. Stuhi të forta dhe përmbytje janë regjistruar edhe në Bavari, ku në Mynih janë ndërprerë dy linjat hekurudhore të S-Bahn.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?