Shirat e rrëmbyera në Siçili, “zhduken” rrugët, përmbyten fshatrat

Situata atmosferike në Siçili po bëhet gjithmonë më e rëndë, për shkak të shirave tejet të rrëmbyera.

Krahina e Agrigentos duket më e goditura, në veçanti bashkia e Shakas (Sciacca), e cila sipas vetë kryebashkiakut “ndodhet në gjunjë, praktikisht e shkatërruar”.

Disa përrenj kanë dalë nga shtrati duke përmbytur qytezën. Disa rrugë janë shembur, praktikisht zhdukur, duke izoluar popullsinë, ndërkohë që janë dëmtuar disa godina dhe mjete të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet kanë urdhëruar popullsinë që mos të lërë banesat, ndërkohë që bilanci financiar i dëmeve mund të jetë i lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Problematike situata edhe në afërsi të Palermos, ku janë të shumtë banorët e bllokuar në katet e para të shtëpive, veçanërisht ato më të moshuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?