Shirat musonikë përmbytin verilindjen e Australisë

Shira të rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në disa pjesë të shtetit verilindor të Australisë të Queensland.

Makina dhe kafshët janë zhdukur në një zonë të madhe rreth qytetit bregdetar të Townsville. Ekipet e emergjencës po evakuojnë njerëzit në varka.

Deri në 20,000 shtëpi mund të përmbyten nëse reshjet vazhdojnë, paralajmërojnë zyrtarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një digë ka arritur dyfishin e kapacitetit të saj të ujit dhe ka nisur hapja e saj për shkarkim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Meterologët kanë paralajmëruar reshje të tjera në vijim.

Queenslandi verior ka një klimë tropikale dhe përjeton shira musonikë nga dhjetori në prill, megjithatë situata duket e paprecedentë.

“Ne nuk kemi qenë në këtë situatë më parë,” citohet të ketë thënë Kryeministrja e Queenslandit Anastacia Palaszczuk.

“Ka pasur shumë shi që bie mbi ujëmbledhësin e Townsville dhe disa nga këto nivele janë të pashembullta”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?