Shkak Covid-19, brenda burgjeve të ”ferrit” ku mbahen emigrantët

Në Arabinë Saudite, mijëra emigrantë janë duke u mbajtur në burgje nga frika e përhapjes së Covid-19. Media britanike ”’Sunday Telegraph” ka publikuar pamje të emigrantëve të cilët qëndrojnë të burgosur brenda qelive të vogla në kushte të tmerrshme. Arabia Saudite ka burgosur me mijëra emigrantë të paligjshëm nga shtetet afrikane për t’i ndaluar ata të përhapin koronavirusin.

Emigrantët e zhveshur të shtrirë në dyshemenë e një qelie. Në një tjetër foto, një trup i pajetë është mbuluar me një batanije, ndërsa të tjerë luftojnë për ushqim dhe ujë të pijshëm.

“Këtu është ferr. Na trajtojnë si të ishim kafshë, na rrahin çdo ditë. Krimi i vetëm që ne kemi bërë është se jemi larguar nga vendi ynë për një jetë më të mirë. Ata na rrahin me kamxhikë sikur të ishim vrasës”, shprehet Abebe, një emigrant nga Etiopia, shkruan “Sunday Telegraph”. Të tjerë thonë se ata nuk marrin asnjë trajtim mjekësor, ndërsa papastërtitë nga tualetet derdhen në qelitë e tyre.

SHKARKO APP