Shkaktoi zemërim për vaksinat e Covid-19, “Pfizer” bën gati planin e ri
Kompania farmaceutike Pfizer ka marrë menjëherë masat për të vijuar shpërndarjen e dozave të vaksinave kundër Covid-19 në BE dhe ka prezantuar planin që tregon se do dërgesat e reduktuara do të zgjasin vetëm një javë.
Shumë shtete të BE shfaqën pakënaqësi me deklaratën e mëparshme të kompanisë se shpërndarja e vaksinave në Europë do të ishte e reduktuar për 3-4 javë për shkak të rritjes së kapaciteteve prodhuese. Një zëdhënës i Pfizer tha “Pfizer dhe BioNTech kanë zhvilluar një plan për të rritur kapacitetet prodhuese në Europë dhe të dërgojmë sa më shumë doza. Ne e kuptojmë që ndryshimi në dërgimin e dozave ka potencial të krijojë pasiguri. Megjithatë, ne mund të konfirmojmë se të gjitha dozat e planifikuara më parë do të dorëzohen në Britaninë e Madhe ashtu siç ishte planifikuar. Ne do të kthehemi tek dërgesa e premtuar për Bashkimin Europian nga 25 Janari, ndërsa do të rrisim dozat duke nisur nga 15 shkurti. Për të bërë këtë, disa ndryshime në proceset e prodhimit janë të domosdoshme”.
Gjashtë kombe e quajtën situatën “të papranueshme” dhe paralajmëruan se po “ulte besueshmërinë e procesit të vaksinimit”. Suedia, Danimarka, Finlanda, Lituania, Letonia dhe Estonia i kërkuan BE të ushtrojë presion mbi Pfizer-BioNTech.