Shkarkohet kryeministri suedez

Parlamenti suedez votoi pro shkarkimit të kryeministrit Stefan Lofven. Kreu i social demokratëve ka një javë kohë për tu dorëhequr, duke ja kaluar kryetarit të parlamentit detyrën e formimit të një qeverie të re, ose për të shpallur zgjedhjet të parakohshme.

Demokratët nacionalistë të Suedisë kërkuan votëbesim javën e kaluar, pasi ish-partia komuniste e Majta, tërhoqi mbështetjen ndaj qeverisë së Lofven, mbi një plan për lehtësimin e kontrollit të qirave për blloqet e reja të apartamenteve.

Një qeveri e re do të qëndronte në detyrë deri në zgjedhjet e përgjithshëm të muajit shtator. Është hera e parë që një kryeministër suedez shkarkohet me mocion mosbesimi të propozuar nga opozita.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?