Shkatërrimet në Ukrainë, Rusia hedh bombën 1.5 ton

Rusia ka ezauruar një pjesë të mirë të arsenalit të saj gjatë vitit të luftës në Ukrainë, në veçanti për sa i përket pjesës raketore.

Kapaciteti i industrisë së Moskës për të gjeneruar armë të reja nuk është në gjendje të zëvendësojë armët që përdoren çdo ditë në fushëbetejë, ose shkatërrohen nga forcat ukrainase.

Rusët kanë përdorur për herë të parë në Ukrainë, pikërisht ne zonën e Chernihiv, një bombë me peshën 1.5 tonelatë, ku një tonelatë eshte vetëm eksplozivi me potencial të lartë.

Bëhet fjalë për bombën PAB-1500B, që është shfaqur në Rusi për herë të parë në vitin 2019. E gjatë rreth 5 metra, bomba mund të hidhet nga ajri nga bombardueset prej një lartësie që shkon edhe në 15 kilometra, duke shkatërruar objektiva që ndodhen edhe nëntokë.

SHKARKO APP