Shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptarë në Itali, autorë të 100 vjedhjeve

Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi dyshohen të jenë autorë t 10 vjedhjeve. ‘Ansa’ shkruan se banda e hajdutëve vepronte në krahinat e Riminit, Ankonës, Pesaro-Urbino Modena.

Mësohet se mes mallrave të vjedhur, më shumë se një kilogram janë sende ari. Operacioni i policisë nisi pak ditë më parë, duke marrë kështu shkak edhe nga numri i vjedhjeve kohët e fundit, veçanërisht në zonën e Valkonës.

Më 30 dhjetor në Saludecio, gjatë një tentative vjedhje, pronari i banesës arriti të mbante mënd targën e automjetit të autorëve. Pas hetimeve të policisë, rezultoi se makina ishte vjedhur në Rimini dhe pastaj këqyrjes së kamerave mjeti tip ‘Mazda’, u gjurmua në Fano. Kaq mjaftoi që policia të binte në gjurmë të hajdutëve, dhe më pas i vuri ata në pranga. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plot të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?