Shkatërrohet një nga organizatat më të rrezikshme terroriste, 26 të arrestuar

Policia dhe shërbimet sekrete greke, shkatërruan një organizatë terroriste që operonte në vend.

Burime policore thanë se bëhet fjalë për një ndër organizatat më të rrezikshme kurde që operojnë në Turqi, por edhe vendet e Bashkimit Europian, DHKP-C.

Deri tani janë arrestuar 26 persona,të gjithë kurde. Janë gjetur armë zjarri,madje edhe predha anti tank.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arrestimi u krye mbas kërkesës së autoriteteve turke, dhe morën pjesë në të, shërbimet sekrete greke dhe forcat speciale të anti terrorit, mbas informacioneve të dhëna prej palës turke.

Swiss Digital Mobile Reklama

Operacioni nisi që në orët e para të mëngjesit të së enjtes,dhe po zhvillohet në lagjet e Athinës, Eksarqia dhe Sepolia.

Policia deklaroi se në orët në vazhdim, do të jepen detaje lidhur me ngjarjen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?