Shkëmbimi historik, Rusia liron reporterin amerikan Evan Gershkovich. Do të kthehen në atdhe shumë rusë të burgosur në Perëndim

Mes Perëndimit dhe Rusisë është duke u zhvilluar një shkëmbim madhor të burgosurish. I pari është reporteri i Wall Street Journal, Evan Gershkovich. Shkëmbimi pritet të ndodhë në një vend jashtë Rusisë. Detaje të mëtejshme nuk do të bëhen publike deri në kryerjen e shkëmbimit, për shkak të ndjeshmërisë së çështjes. Gershkovich dhe ish-marinsi amerikan Paul Whelan, të dy të akuzuar nga autoritetet ruse për spiunazh, tashmë janë liruar dhe janë rrugës për në një destinacion jashtë Rusisë. Do të kthehen në atdhe shumë rusë të burgosur në Perëndim për spiunazh, vrasje dhe krime të tjera.

SHKARKO APP