Shkencëtarët bëjnë thirrje të hetohet sërish origjina e Covid-19, me ose pa përfshirjen e Kinës
“Një studimi i përbashkët i Kinës dhe Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) mbi Covid-19 nuk ka dhënë përgjigje të besueshme se si filloi pandemia dhe kërkohen hetime më rigoroze – me ose pa përfshirjen e Pekinit, “ tha një grup shkencëtarësg ndërkombëtarë.
Studimi i përbashkët, i publikuar javën e kaluar, tha se rruga më e mundhsme e transmetimit të SARS-CoV-2, virusi që shkaktoi Covid-19, janë lakuriqët e natës dhe kafshët e tjera të egra. Por, studimi përjashtoi se virusi mund të kishte dalë nga një laborator.
Në një letër të hapur, 24 shkencëtarë dhe studiues nga Evropa, Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Japonia thanë se studimi ishte i politizuar.
“Përfundimet e studimit u bazuan në kërkime të pabotuara kineze, ndërsa të dhënat kritike dhe mostrat biologjike “mbeten të paarritshme”, thuhej në letër.
Pretendimet nga Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanon Ghebreyesus se Kina ka mbajtur të dhëna janë hedhur poshtë nga Liang Wannian, eksperti i lartë i Covid-19 Kinës . Liang gjithashtu duket se përjashton çdo hetim të mëtejshëm të përbashkët në Kinë.
Metzl tha se bota mund të duhet të “rikthehet te Plani B” dhe të kryejë hetime të mëtejshme pa përfshirjen e Kinës.
Kina ka hedhur poshtë pretendimet se SARS-CoV-2 ka rrjedhur nga një laborator kërkimor në Wuhan, qyteti ku u identifikua për herë të parë Covid-19.
Studimi i përbashkët Kinë-OBSH tha se teoria e rrjedhjeve të laboratorit ishte “jashtëzakonisht e pamundur”, duke thënë se nuk kishte “asnjë të dhënë” që ndonjë laborator të kishte mbajtur viruse të lidhura me SARS-CoV-2.
Tedros tha se kërkohej më shumë hulumtim për “të arritur në përfundime më të forta”.
Por Metzl tha se Kina duhet të zbulojë informacione që do të lejonin që hipoteza e rrjedhjeve të laboratorit të hidhet poshtë.
“Kina ka baza të të dhënave se çfarë virusesh mbaheshin … ka shënime laboratorike të punës që po bëhej,” tha ai.
“Ata këmbëngulin në politizimin e çështjes së gjurmueshmërisë, dëmtimin dhe prishjen e bashkëpunimit të Kinës me OBSH, duke diskredituar Kinën dhe duke sfiduar publikisht pavarësinë dhe përfundimet shkencore të shkencëtarëve,” tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Zhao Lijian, raporton Reuters.