Shkencëtarët rusë: Vaksina Sputnik V është efektive edhe ndaj mutacioneve të Covid

Shkencëtarët rusë janë shprehur se vaksina “Sputnik-V” është efektive edhe kundër mutacioneve të Covid-19.

Në muajin e kaluar Presidenti Vladimir Putin urdhëroi rishikimin deri në 15 mars të prodhimit rus të vaksinave për efektshmëri kundër mutacioneve të Covid që po përhapen me shpejtësi në të gjithë botën.

Denis Logunov, zëvendës drejtor i qendrës Sputnik tha:

Studimi i fundit i kryer nga Qendra Gamaleya në Rusi tregoi se rivaksinimi me vaksinën Sputnik V po funksionon shumë mirë kundër mutacioneve të reja të koronavirusit, duke përfshirë llojet e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut.

Rezultatet e provave pritet të publikohen së shpejti, por ky ishte treguesi i parë se si po shkojnë testet.

SHKARKO APP