Shkencëtari 104-vjeçar kërkon ti japë fund jetës

Vendimi i shkencëtarit David Godall për t’i dhënë fund jetës në Zvicër në mënyrë të vullnetshme ka krijuar shumë debate.

Shkencëtari më i vjetër i Australisë do të fluturojë drejt Zvicrës në fillim të majit për ti dhënë fund jetës së tij.

104-vjeçari nuk ka asnjë sëmundje të pashërueshme por cilësia e jetës së tij është përkeqësuar ndaj ka siguruar një takim me një agjenci vdekjesh në Zvicër.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më vjen keq që kam arritur këtë moshë. Nuk jam i lumtur, dua të vdes. Nuk është e trishtueshme. Ajo çfarë është e trishtueshme është kur dikush pengohet për ti dhënë fund jetësNjë person i moshuar si unë duhet të ketë të drejta të plota të qytetarisë, përfshirë edhe të drejtës e vetëvrasjes së asistuar”-tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëvrasja e asistuar është e paligjshme në shumicën e vendeve të botës dhe u ndalua në Australi, derisa shteti i Victoria u bë i pari që legalizoi praktikën vitin e kaluar.

Por ky legjislacion, i cili hyn në fuqi nga qershori i vitit 2019, zbatohet vetëm për pacientët me sëmundje të pashërueshme me një mendje të shëndoshë dhe një jetëgjatësi prej më pak se gjashtë muajsh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?