Shkencëtari i jep fund jetës me vdekje të vullnetshme

Shkencëtari më i vjetër i Australisë, David Goodall, i ka dhënë fund jetës së tij në mënyrë të vullnetshme në një klinikë në Zvicër, rrethuar nga familja dhe duke dëgjuar një simfoni të Beethoven.

Profesori 104-vjeçar i lindur në Britani u detyrua të merrte një avion nga shtëpia e tij në Australinë Perëndimore për në Zvicër, ku vendi lejon ndihmën për vdekjet e vullnetshme, ndërsa Australia e ka të ndaluar me ligj këtë.

Në orët e tij të fundit, Goodall iu gëzua darkës së preferuar; peshk me patate të skuqura dhe një ëmbëlsirë me qumësht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutat e fundit, ai dëgjoi Simfoninë e nëntë të Beethoven dhe menjëherë pas kësaj, ndërroi jetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për t’i dhënë fund jetës, Goodall rrotulloi një mekanizëm çka i lejoi infuzionin vdekjeprurës të rrjedhë në gjak nëpërmjet një gjilpëre serumi në krah.

Vdekja e asistuar, ku pacientët ndërmarrin vendimin përfundimtar për t’i dhënë fund jetës së tyre, është e ligjshme në Kanada, Holandë, Luksemburg, Zvicër dhe pjesë të SHBA-së.

Goodall, botanist dhe ekolog me famë botërore, kishte bërë fushatë në vendin e tij për të lejuar eutanazinë për të sëmurët, duke u lejuar vdekjen të sëmurëve.

Ndonëse Goodall nuk ishte sëmurë, ai kishte parë që vetëdija dhe lëvizshmëria e tij përkeqësoheshin në mënyrë të konsiderueshme në vitet e fundit dhe tha se jeta e tij pushoi së qeni e kënaqshme “pesë ose 10 vjet më parë”.

Shkencëtari kërkoi që trupi i tij të dhurohej për mjekësi ose, po të mos ishte e mundur, që hiri i tij të shpërndahej në Zvicër. Ai dëshiroi të mos kishte funeral, shërbim përkujtimor apo ceremoni, pasi nuk kishte “besim në jetën e përtejme”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?