FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkencëtari italian: Pandemia e Covid-19 do të marrë fund në prill ose maj!

Placeholder Image

Mateo Bassetti, kreu i Sëmundjeve Infektive në Spitalin San Martino, në Xhenova, ka deklaruar se pandemia do të marrë fund në prill ose maj dhe se njerëzit nuk do të kenë nevojë të mbajnë më maskat.

Bassetti parashikoi gjithashtu se “deri në fund të pranverës, 95% e popullsisë së vendit do të jetë vaksinuar dhe më shumë se 50% e italianëve do të kenë kaluar virusin”.

Numri i viktimave nga koronavirusi vazhdon të shënojë rritje në Itali. Vendi ka regjistruar 313 viktima në 24 orë dhe 196.224 raste, shkruan the local Italy.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për herë të parë pas disa ditësh, numri i të shtruarve në njësitë e kujdesit intensiv ka shënuar rënie. Gjithsej, 17309 pacientë me koronavirus janë të shtruar në spital.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?