Shkëputja e akullnajës në Indi/ Vazhdojnë kërkimet, shpresë për të gjetur të mbijetuar

Autoritetet indiane kanë shpresa se mund t’i gjejnë në jetë mbi 170 persona ende të zhdukur nga përmbytjet e javës së shkuar.

Më shumë se 30 persona nuk i mbijetuan të dielën vërshimit të dy lumenjve si pasojë e shkëputjes së një akullnaje nga malet e Himalajës.

Copat e saj u transportuan përgjatë luginave të ngushta të Utarakandit, duke shkatërruar urat, rrugët dhe dy hidrocentrale në veri të vendit.

“Ishim pranë lumit me vjehrrën duke mbjellë rozmarinë. Papritur dëgjuam zhurmën, si gjëmim, dhe pamë shkëmbinjtë duke u rrokullisur drejt nesh. Uji më goditi me forcë ndërsa lluca më mbyti vjehrrën.

Ekipet indiane po shfrytëzojnë qentë e shpëtimit për të gjurmuar të mbijetuarit e mundshëm.

Shumica prej tyre janë punëtorë në dy hidrocentrale që po ndërtoheshin.

Balta ka bllokuar edhe banorët afër zonës së ngjarjes.

“Banesa ime ndodhet pesë kilometra më tutje dhe tani jemi bllokuar. Do shohim a do i hapin dot rrugët forcat e emergjencës, ndryshe do presim këtu.”

Ndërsa po hetohen shkaqet e shkëputjes së akullnajës, fatkeqësia mendohet të ketë pasur për shkak ngrohjen globale, apo ndoshta nga shpyllëzimi dhe gërryerja e lumenjve për ndërtimin e hidrocentraleve.

SHKARKO APP