Shkoi në dyqan të blinte një çokollatë, e pëson në mënyrë tragjike 14-vjeçarja
Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Yodva në Rusi.
Një 14-vjeçare, të cilën e kishin dërguar familjarët të blinte çokollata dhe lëng frutash në dyqan është gjetur e pajetë.
Kuforma e saj ishte e paidetifikueshme për shkak të plagëve të rënda.
I ati në lot tha se e kishte kuptuar që ishte e bija vetëm kur i kishte rënë ziles së telefonit që ajo e kishte në xhepin e xhaketës.
Gjurmë putrash ariu u gjetën në skenën e ngjarjes.
Sonya Chernigova, ishte shpërfytyruar në fytyrë dhe kokë, teksa fillimisht u besua se ishte sulmuar nga një ujk.
Kohët e fundit fshati është pushtuar nga kafshët e egra dhe banorët janë shprehur të frikësuar para kamerave.