Shkoi të takonte shokët në bregdet, 15-vjeçarja përdhunohet nga shqiptarët

Një 15-vjeçare italiane është përdhunuar me forcë nga disa adoleshentë. Ngjarja ka ndodhur kur adoleshentja po priste disa shoqe, e befas i janë afruar djemtë, ku mësohet se mes tyre ishin dy shqiptarë dhe një një egjiptian. Të tre adoleshentët janë vënë në pranga nga policia, ndërsa 15-vjeçarja ndodhet në spital.

Gazeta italiane ”Il Giornale”, shkruan se gjithçka nisi pasi adoleshentja telefonoi 113-n për ndihmë. Kur makina e policisë arriti në vendngjarje, vajza u tha agjentëve se çfarë i kishte ndodhur.

Ajo kishte mbërritur në Lignano pasditen e së premtes së 14 gushtit për të takuar disa miq të saj në bregdet. Në një moment ajo mbeti vetëm për disa minuta dhe pikërisht ky ka qenë çasti kur tre të rinjtë i janë afruar dhe e kanë përdhunuar. Testet mjekësore konfirmuan atë që vajza pretendoi.

SHKARKO APP