Shkon mbi 27 mijë numri i viktimave në Spanjë, ja bilanci i 24 orëve të fundit

Numri i viktimave në Spanjë ka shkuar në 27,104, ndërsa ai i rasteve të infeksionit që nga fillimi i pandemisë në 228,691.

Nga përditësimi i të dhënave më të fundit nga autoritetet spanjolle bëhet e ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 184 persona, shkruajne mediat vendase.

Në spital në 24 orët e fundit janë shtruar 412 persona dhe deri tani numri i të hospitalizuarve ka shkuar në 123.896, ndërsa në njësinë e kujdesit intensiv janë pranuar 65 persona, duke e çuar numrin në 11.436.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu numri i bluzave të bardha që kanë kontraktuar virusin që nga fillimi i pandemisë llogaritet 49113.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fernando Simón, drejtori i Qendrës për alarmet e shëndetit dhe urgjencave, shpjegoi se ekzistojnë 10 qytete që kanë raportuar më pak se 10 raste dhe se tendencat e vdekjeve mbeten nën 200.

“Ne besojmë se këto shifra në rënie do të ruhen nëse nuk ka ndryshime për shkak të keqpërdorimit të lehtësimit të masave kufizuese”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?