Shkon në 110 numri i të vdekurve nga COVID-19 në Greqi, mes viktimave dhe presidenti i Bio-mjekësisë

Ka shkuar në 110 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi. Mediat greke raportojnë se 5 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, mes tyre dhe biznesmeni dhe shkencëtari i shquar Evangelos Spanos, njëherësh edhe themelues dhe president i Bio-mjekësisë.

Ndërkohë, mes viktimave është dhe 63-vjeçar, i cili kishte mbërritur në spitalin e Thriasio, të shtunën në mëngjes. Mësohet se ai vuante nga disa sëmundje.

Duke u kthyer tek rasti i biznesmenit dhe shkencëtarit të shquar, i cili sot humbi betejën me kete semundje, ai ishte një nga rastet e para të koronavirusit në Greqi dhe u trajtua në Njësinë e Kujdesit Intensiv në Spitalin Sotiria. Bëhet e ditur se biznesmeni vuante dhe nga hipertensioni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?