Shkon në 1,101 numri i viktimave nga Covid-19 në Turqi, 52 mijë të infektuar

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se numri i vdekjeve nga koronavirusi në vend është rritur në 1.101, me 95 viktima të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Përmes një postimi në Twitter, Koca po ashtu njoftoi se rastet e konfirmuara të koronavirusit në vend janë rritur në 52,167, me 5,138 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Koca shkroi se deri më tani gjithsej 2.965 pacientë janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?