Shkon në 125 numri i viktimave në Serbi nga COVID-19, 312 raste të reja në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë regjistruar 312 raste të reja me COVID-19.
Gjithsej në të gjithë territorin janë 6,630 të infektuar, ndërkohë që numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 870.
Po në të njëjtën periudhë kohore kanë humbur jetën edhe 3 persona të tjerë si pasojë e koronavirusit.
Në total numërohen 125 viktima.
Ndërkohë qeveria ka marrë vendim për shtyrjen e orarit të nisjes së shtetrrethimit me 1 orë.
Duke filluar nga dita e nesërme, shtetrrethimi do të fillojë në orën 18:00 e deri në orën 05:00.