Shkon në 38 664 numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA, 1 891 në 24 orët e fundit

Ka shkuar në 1 891 numri i të vdekurve nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit duke arritur në total në 38 664, njoftoi sot Universiteti Johns Hopkins.

“Numri i rasteve të kontaminuara ka arritur në 732 197 që prej fillimit të epidemisë”, shtoi univeristeti që ndodhet në Baltimore.

SHBA-ja numëron më shumë të sëmurë dhe të vdekur në botë si pasojë e pandemisë së COVID-19.

SHKARKO APP