Shkon në 4 milionë numri i viktimave nga Covid-19 në të gjithë botën

Numri i personave që e kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në të gjithë botën është tashmë mbi 4 milionë.

Sipas të dhënave të Worldometer, si pasojë e Covid-19 kanë ndërruar jetë 4,012,012 persona.  Ndërsa, numri i të infektuarve në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë është 185,522,180.

Prej tyre, 169,822,908 janë shëruar. Numrin më të lartë të të infektuarve e mban SHBA, ku numërohen 34,6 milionë raste, e pasuar nga India (30,663,665) dhe Brazili (18,855,015).

Ndërsa sa i përket viktimave, bilancin më të lartë e ka po ashtu SHBA, ku kanë ndërruar jetë deri më tani 621,562 qytetarë, pasuar nga Brazili (527,016) dhe India (404,240).

SHKARKO APP