Shkon në më shumë se 19 milionë numri i të infektuarve me Covid-19 në botë

Ka shkuar në më shumë se 19 milion numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën. Në bazë të të dhënave të pasqyruara në Worldometer, rezulton se, deri më tani, numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 është 19,049,908.

Prej këtij totali, 12,210,548 persona janë shëruar ndërsa 712,227 të tjerë e kanë humbur betejën me Covid-19.

Vendi më i prekur nga pandemia vijon që të jetë SHBA ku numërohen 4,976,177 të infektuar dhe 161,679 viktima. Ndërsa, vendi i dytë më i prekur në botë nga pandemia është Brazili ku numërohen 2,862,761 të infektuar ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 97,418 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendi i tretë më i prekur është India me rreth 2 milion të infektuar dhe 41,073 viktima.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?