Shkon rreth 3 500 numri i të infektuarve me Covid-19 në Izrael
Ka shkuar ne 3460 numri i rasteve me koronavirus në Izrael, pas konfirmimit të 425 rasteve të reja, njoftoi sot ministria e Shëndetësisë.
Në deklaratën me shkrim të ministrisë thuhet se 50 prej të rasteve janë në gjendje të rëndë ndërsa 89 persona të tjerë janë shëruar.
Deri tani kanë humbur jetën 12 persona.
Në kuadër të masave të marra kundër Covid-19, është ndërprerë mësimi në të gjitha shkollat si dhe janë ndaluar aktivitetet dhe takimet në mjedise të mbyllura dhe publike.