Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 07:40 DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës Eksperti i DGAP, Nikola Xaviereff, analizon protestat në Shqipëri, qëndrimin e Edi Ramës, ndikimin e huaj dhe rolin e BE-së e Gjermanisë. Deutsche Welle:…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shkrimtari Algjerian: “Islamizmi ndalet vetëm duke ndalur Arabinë Saudite, Iranin dhe Katarin”

Bota E enjte, 29 Prill 2021 11:43
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Paolo Salom/“Trishtim. Thellësisht i trishtuar dhe tmerrësisht i inatosur.” Kështu e përshkruan gjendjen e tij shpirtërore Boualem Sansal, pas sulmit në Nice, të ndjekur nga sulmi me sopatë i një shtatëmbëdhjetë vjeçari Afgan në një tren në Gjermani, e më pas të shtënat në Mynih. Shkrimtari Algjerian, flet me qetësinë e tij të përhershme, por pa harruar të thkesojë se ku qëndrojnë përgjegjësitë. “Jam i trishtuar për viktimat, dhe i inatosur me terroristët… Sulmi në Gjermani është vërtetë shqetësues. Islamikët po rekrutojnë përherë e më tepër të rinj. Ç’do të mbetet për t’u bërë kur, një ditë, sulmet me bomba t’i kryejnë fëmijë të moshës dhjetë vjeçare? Kë do të arrestojmë dhe hetojmë atëherë?”

Ne e dimë tashmë se vrasësi në Nice ishte “radikalizuar” në pak kohë: ai nuk kishte qenë kurrë fetar, por adhuronte dhunën fizike dhe paraqitej i paqendrueshëm mendërisht. Diçka e re kjo, e cila duket se është pjesë e strategjisë për të befasuar “armikun.” Por, nëse kjo është një luftë, cili është qëllimi i saj?

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 12 minutash
SHBA ndalon përdorimin e DeepSeek në agjencitë qeveritare, thellohet përçarja e AI me Kinën

SHBA ndalon përdorimin e DeepSeek në agjencitë qeveritare, thellohet përçarja e AI me K...

Para 20 orësh
Përplasje dhe në Milano, policia përballet me protestuesit

Përplasje dhe në Milano, policia përballet me protestuesit

18 Tetor 2026, 11:52

“Nuk ka një qëllim, frika nuk ka objektiv. Islamikët e dinë se ajo është forca e tyre: terrori, frika, befasia. E gjithë kjo është perceptuar qysh në ngjizjen e Islamit. Kalifi Mu’waiya (602-680), themelues i dinastisë Uamayyad-e, e shfrytëzoi terrorin aq shumë, saqë e ktheu thuajse në një doktrinë të shenjtë. Sot, Islamikët lexojnë shkrimet e asaj kohe, iu falen dhe frymëzohen prej tyre.

Swiss Digital

Në Francë ka rreth pesë, gjashtë milionë Arabë: a është e mundur që sulme të tjera si ato në Paris dhe Nice, të nxisin një “luftë civile?”

“Lufta civile është diçka e pagjasë në Francë, por edhe në Europë, madje edhe në se Islamikët bëjnë gjithçka për ta provokuar, duke e shtyrë popullin Francez drejt një “gjuetie ndaj Myslimanëve dhe Arabëve.” Nga ana tjetër, numri i sulmeve me shumë mundësi do të vijë duke u rritur, çka nënkupton pasiguri të plotë, paralizim të ekonomisë dhe shërbimeve publike….

Por, çfarë na pret në të ardhmen?

“Tani jemi në një udhëkryq. Një mundësi është që, nëse ISIS do të shkatërrohet dhe bota do të arrijë të ndalë Arabinë Saudite, Katarin dhe Iranin në promovimin që ata i bëjnë Islamit dhe financimit të terrorizmit, duke nxitur urrejtje ndaj jo-Muslimanëve, atëherë do të shohim se si terrorizmi do të bjerë kudo. Islamizmi do të vazhdojë të ekzistojë, por në mungesë të burimeve ideologjike dhe financiare, shtrirja e tij do të pakësohet së tepërmi. Mundësia e dytë do të jetë, nëse ISIS arrin t’iu mbijetojë sulmeve dhe nëse Arabia Saudite, Irani dhe Katari do të vazhdojnë subversionin e tyre ndërkombëtar, atëherë do të kalojmë në konfilte të përmasave të gjera.

Bota Arabo-Muslimane duket se e ka të pamundur të vetëreformohet dhe të gjejë rrugën drejt modernizmit. Perëndimi perceptohet si rrezik. Por, a është vërtetë kështu? Mos vallë një pjesë e universit Islamik i sheh këto masakra si një mundësi për “pushtimin e Romës dhe Europës?”

Modernizimi i botës Arabo-Muslimane nënkupton reformimin e Islamit, pasi është pikërisht ai që e organizon dhe e bën të funksionojë këtë shoqëri. Për momentin, një ide e tillë është e pamundur dhe do të mbetet e kështu për dekada, e ndoshta shekuj. Jo, Islami nuk ka nevojë për justifikme për të krijuar mundësi pushtimi të Europës. Plani i tij, i shkruar në Kuran, është të Islamizojë të gjithë botën dhe ta qeverisë atë nën ligjet e sheriatit. Por, është metoda e arritjes së kësaj urdhërese, ajo për të cilën nuk bien të gjithë dakort.

Ç’doni të thoni?

“Disa janë vetëm për duwa (thirrjen ndaj jobesimtarëve për të pranuar Allahun), konvertim përmes mësimeve të Islamit në xhami, politikës (fitorja e zgjedhjeve dhe kryerja e reformave që favorizojnë Islamin dhe promovojnë sheriatin). Të tjerët janë për një pushtim ushtarak, xhihad dhe terrorizëm. Të gjitha këto sisteme janë zbatuar në Europë, me përjashtim të pushtimit ushtarak. Kjo, pasi Islamikët nuk kanë një ushtri për ta arritur diçka të tillë.

Si duhet reaguar ndaj gjithë kësaj?

“Për të mposhtur terrorizmin, duhet luftuar së pari Islamizmi. Dhe të vendosen nën kontroll burimet e tij ideologjike dhe financiare.” /

Boualem Sansal është një shkrimtar Algjerian, i lindur në 1949, fitues i disa çmimeve ndërkombëtare. Në veprat e tij, ai trajton shpesh temat e fondamentalizmit Islamik, ndërsa romani i tij i fundit, “2084” u kthye në një sensacion në Francë, kur u botua një vit më parë.

Marrë me shkurtime nga “Corriere Della Sera” TEMA

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës
AKTUALITET Para 12 minutash

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 8 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 9 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 12 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 9 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 15 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 11 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

7 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

8 Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte
Para 20 orësh

Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime n...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.