Shkup, ish-drejtori i Shërbimit Sekret pornografi me të mitur?!

Në Maqedoni është arrestuar ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Zoran Verushevski.

Prangosja e tij është kryer mbrëmjen e 23 janarit 2015.

Sipas portalit Press24, Verushevski dyshohet për disa vepra të rënda penale, mes tyre posedim i paligjshëm i armëve dhe për pornografi të mitur.

Ky portal bëri të ditur se autoritetet e MPB-së kanë konfirmuar arrestimin e tij, dhe se ai është dërguar para gjykatësit hetues.

Zoran Verushevski ka qenë kuadër i partisë opozitare LSDM, dhe ish-drejtor i shërbimit sekret i njohur si DSK.

SHKARKO APP